Rasmussen: Largimi i forcave amerikane nga Evropa, i hapë rrugë Putinit për të ndërhyrë

Rasmussen: Largimi i forcave amerikane nga Evropa, i hapë rrugë Putinit për të ndërhyrë

Ish-Sekretari  i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u ka kërkuar vendeve evropiane që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje, duke paralajmëruar se kërcënimi i Donad Trumpit për t’i larguar forcat amerikane nga Evropa, mund t’ia hapë rrugën Putinit të futet në Evropë. Kjo është e pashmangshme se Putini do ta aprovonte një qasje më kategorike në Evropën Lindore nëse Amerika tërhiqet. Rasmussen u bëri thirrje liderëve të BE-së që t’i përmbushin zotimet e veta për të shpenzuar dy për qind në mbrojtje. Duke folur për BBC, ai ka thënë se evropianët duhet të paguajnë më shumë  për mbrojtje. Nga 28 aleatë, i kemi vetëm pesë të tillë që e përmbushin kriterin e dy përqindëshit për momentin, përfshirë dhe Amerikën Ne dimë se shumë vende, jo të paktën në lindje, tash kanë vendosur që t’i rrisin investimet e tyre dhe ta arrijnë dy përqindëshin në tri, katër apo pesë në vitet e ardhshme, ka nënvizuar Rasmussen.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …