KKSB në Deçan ka mbajt takimin e IV-të të rregullt

Këshilli Komunal  për  Siguri në Bashkësi i komunës së Deçanit ka  mbajte takim IV-të të  rregullt, në këtë takim të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli  lokal KFOR ,FSK, klerik fetarë  dhe përfaqësues te të gjitha komuniteteve.

Takimin e hapi kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i cili tha se marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është relativisht e qetë.

Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i policorë në Deçan Tog. Sejdi Dobraj. Dobraj  vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë. Në përgjithësi situata në komunën e Deçanit është e qetë. Që nga takimi i fundit në KKSB-ja, nuk kem diçka të veçante në Komunën e Deçanit për të raportuar tha Dobraj.

Nga anëtaret e këtij këshilli është thënë se mbetet shqetësues gjendja e familjes Lushaj në fshatin Shaptej sa i përket tre fëmijëve që kanë mbet të mbyllur nga rasti i fundi i vrasjes në mes të dy familjeve Lushaj- Ramaj. Tre fëmijë nga familja Lushaj, mbas këtij rasti  kanë mbete pa i vijuar mësimet.

Sipas Drejtorit  të  DKA-së, z. Qazim Maloku  në koordinim më Ministrin e Arsimit, këtyre fëmijëve do tu mundësohet  më provime plotësuese që ta përfundojnë vitin shkollorë 2016/2017.

Shqetësuese mbetet edhe qentë endacak në rrugë të cilët rrezikojnë jetën e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë për ketë morëm një përgjigjej nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni ku ndër të tjera tha se jemi në bisedime me KFOR-in, po ashtu edhe më një fondacion zviceran që të gjëmë një lokacion sa më parë për të bërë grumbullimin e qenve. Si shqetësim është ngrit edhe mungesa e zebrave në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë afër Shkollë së Mëmë të Ulët ,,Regjep Kadrijaj ’’ në fshatin Rastavic ku nxënësit duhet të kalojnë rrugën për tek shkolla dhe mungojnë shenjëzimi (zebrat).

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …