leoni

Suma paralajmëron protestë nëse nuk u gjendet zgjidhje për kyçje në autostradën Arbën Xhaferi banorëve të Paldenicës

Kryetari, Suma ka pritur në takim drejtorin e projektit të autostradës Prishtinë- Shkup, Riadh Alkhazraji

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim informues drejtorin  e ri të projektit të autostradës Prishtinë- Shkup, Riadh Alkhazraji, nga i cili ka kërkuar sa më shumë takime me përfaqësuesit e “Bechtel Enkës” në mënyrë që të jetë i informuar lidhur me ecurinë e këtij projekti. Ai po ashtu ka kërkuar që edhe komuna e Hanit të Elezit të jetë partnere në të gjitha fazat e ndërtimit të kësaj autostrade. “Është shumë me rëndësi që të kemi dizajnin përfundimtar të projektit në mënyrë që edhe komuna e Hanit të Elezit të vendosë mbi zgjedhjet në impaktet që ky projekt do të shkaktojë në infrastrukturën publike dhe private”, ka thënë Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Gjermane kritikon rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Medias

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias …