Kryetari Thaçi

Hashim Thaçi i ka uruar qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për festën e tyre

Në ditën tradicionale të falënderimeve në Amerikë, Kryetari Hashim Thaçi i ka uruar qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për festën e tyre. Ai ka përmendur ushtarët, qytetarët e diplomatët amerikanë që kanë ndikuar në shtet-bërjen e Kosovës. Edhe tani, Amerika është mbështetësi kryesor në forcimin e shtetit tonë, në zhvillimin ekonomik dhe në integrimin në struktura euroatlantike. Populli dhe institucionet e Kosovës, përjetësisht do të jenë mirënjohës për këtë mbështetje, ka shkruar kryetari i Kosovës, HashimThaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …