Ministri FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavi

Ministri FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavi

Ministri, Haki Demolli priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, zotin  Ivo Silhavi i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, z. Dushan Kralik dhe atasheu ushtarak në ambasadën e Çekisë në Zagreb, nënkolonel Tomas Svozil. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi zyrtar i nënkolonel Tomas Svozil i cili nga data 1 dhjetor 2016 do të jetë atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë. Ministri Demolli falënderoi ambasadorin Salhavy për ndihmën e Çekisë, për Kosovën që nga angazhimet e saj me 1999, pastaj kontributi në kuadër të misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimin me  FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …