Kryetari Thaçi, priti në takim një delegacion të organizatës, “Amnesty International”

Kryetari Thaçi, priti në takim një delegacion të organizatës, “Amnesty International”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës “Amnesty International”, të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës, njofton kumtesa presidenciale. Ai u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale. Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …