BDI fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit

BDI fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, i përcjellë nga shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë të njësisë zgjedhore numër 1, para një numri të madh të qytetarëve porositi që mos të flijohen vendet e deputetëve shqiptarë për apetitet e vogla të disa individëve.   “Në Nerez ka një reshtim pas kauzës shqiptare dhe me këtë ju keni vlerësuar se mbrojtës më të mirë se BDI në këtë vend nuk ka. Për të qenë të sukseshëm në mandatin që vjen, ne na duhet një mandat i fortë pasi edhe temat të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente, janë tema për të cilat duhet kapacitet e njohuri në të gjitha fushat, këto për juve i siguron BDI, ne jemi mbrojtësit e kauzës shqiptare dhe të platformës politike që ua ofrojmë qytetarëve dhe do t’u dalim zot fjalëve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …