Hivzi Islami

Kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami, flet me gjuhën e Akademisë serbe

Në një intervistë për gazetën, “Zëri”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i njohur për deklarata fyese e denigruese kundër  personaliteteve  meritore të kombit, ka kritikuar “kosovarët” të cilët sipas tij po bëjnë përpjekje për t’i rivizatuar hartat në Ballkan, në dëm të Malit të Zi. “Kosovarët” thotë ai me cinizëm “nuk mund të mbajnë një Kongres të Berlinit për t i rivizatuar harta në rajon”. Ky akademik që rezonin me mendësinë e Akademisë së Serbisë, thekson se kufiri i Kosovës me Malin e Zi qenka përkufizuar qysh në vitin 1947, në kohën kur Kosova kishte një autonomi kulturore nën Serbinë dhe sipas tij ai kufi duhet të mbetet. Islami, duke mbajtur haptas krahun LDK-së dhe Isa Mustafës, kolegut të tij të ASHAK-ut, ka kritikuar   opozitën e cila nuk po e pranon versionin qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi. Paraqitjet e tilla publike, cinike dhe antikombëtare  të kryetarit të ASHAK-ut rikonfirmojnë qëndrimin e tij politik, gjithnjë besnik i Beogradit dhe ish-RSFJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …