Në Skenderaj nis zbatimi i Strategjisë komunale kundër dhunës në familje

Në kuadër të nismës për zbatimin e Strategjisë Komunale kundër dhunës në familje, mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje ka mbajtur takimi më qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Pjesë e mekanizmit koordinues janë disa akterë si: komuna e Skenderajt-Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zyra për Barazi Gjinore, DKA, QKMF, QPS, Policia e Kosovës, Zyra e Punësimit, Qendra Rinore Publike, Strehimorja e Grave në Mitrovicë dhe Institucionet për Mbrojtjen e Viktimave.

Në këtë takim është zgjedhur udhëheqësi e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. Ky institucion është themeluar me qëllim të zbatimit të Strategjisë Komunale kundër dhunës në familje dhe parandalimi i kësaj dukurie.

Mekanizmi do të udhëhiqet nga drejtori i shëndetësisë Enver Gashi dhe zyrtarja për barazi gjinore Hyka Imeri.

Ndryshe, komuna e Skenderajt më qëllim të luftimit të dhunës në familje ka miratuar tashmë Strategjinë komunale katër vjeçare kundër dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …