Kryeministri Isa Mustafa

Isa Mustafa thotë se BE-ja duhet të ndërhyjë dhe ta ndryshojë formatin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Radio-Evropa e Lirë shprehet se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet lokale serbe të komunës veriore,të mbështetura nga Beogradi zyrtar, janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian që të ndërhyjë dhe ta ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëndrime për ndryshimin e formatit të dialogut të Brukselit, kanë shprehur edhe përfaqësues nga tabori opozitar. Ai  deklaruar se muri i ndërtuar në Mitrovicë është një realitet. Andaj, Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që mënyra se si është negociuar deri më tani, rezultatet dhe zbatimi i marrëveshjeve, kanë defekte shumë të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …