Zgjedhjet

Votimi i radhës së dytë për kryetar të Drenasit ka filluar me kohë

Votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit ka filluar me kohë në të gjitha qendrat e votimit, ku sot po mbahet radha e dytë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune. Në garën për kryetar kandidojnë: Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën. Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë vizitës në qendrën e votimit në Poklek të Drenasit, u shpreh se shpreson që edhe kjo ditë të shkojë mbarë si në procesin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …