Suedia ka ftuar autoritetet vendore të përgatisin sa më parë planet për mundësinë e agresionit rus

Suedia ka ftuar autoritetet vendore të përgatisin sa më parë planet për mundësinë e agresionit rus

Qeveria e Suedisë  ka ftuar autoritetet vendore të përgatisin sa më parë planet për mundësinë e agresionit nga  Rusia, ka thënë një zyrtar i lartë i këtij shteti. Autoritetet vendore kanë marrë udhëzimet e caktuara gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur shefi i zyrës për informim i Agjencisë për situata të jashtëzakonshme, Svante Werger. Agresioni i Rusisë në Krime dhe situata e nderë në Ukrainë, ka  bërë që vendet të cilat  kufizohen me Rusinë të marrin masat e caktuara ushtarake, në rast të agresionit të mundshëm, meqë Suedia nuk është pjesë e NATO-s dhe Rusia ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse ky shtet i bashkohet Aleancës Veriatlantike. Edhe  tre republikat baltike  dhe Shtetet e tjera të Evropës po marrin masa të duhura mbrojtëse, derisa situata po keqësohet ditë e më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …