Goditet për vdekje ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrej Karlov

Goditet për vdekje ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ka vdekur pas sulmit të sotëm në një galeri arti, ka konfirmuar qeveria ruse. Karlov u qëllua minuta më parë dhe në gjendje të rëndë ishte dërguar në spital. Disa persona raportohet se janë lënduar nga sulmi, një ditë pas protestave në Turqi lidhur me intervenimin e Rusisë në Siri. Mësohet se sulmuesi është vrarë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka konfirmuar se ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, ka ndërruar jetë pas një sulmi në një galeri artesh në kryeqytetin turk. Ajo e ka cilësuar këtë vrasje si sulm terrorist.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …