Janë liruar nga autoritet gjermane dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për sulmin në Berlin

Berlin, kamioni përplas njerëzit në një treg, dyshohet sulm terrorist

Të paktën 9 persona humbën jetën kur një kamion u vërsul drejt një tregu krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman të Berlinit. Policia vendase tha se mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që po konsiderohet si një sulm terrorist nga autoritetet, të cilat dhanë alarmin për këtë.
Video të publikuara online nga vizitorët e tregut shfaqin kamionin e ndaluar mes tezgave dhe një vazhdë shkatërrimi pas tij.
Zëdhënës të policisë gjermane thanë se po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili konsiderohet në arrati.
Incidenti ndodhi në zonën Breitscheidplatz në kryeqytetin gjerman, zonë tashmë e rrethuar dhe e izoluar nga policia, e cila është treguar shumë e kursyer me detajet. Situata është ende e paqartë, ndërsa me dhjetëra makina policie dhe ambulanca janë në vendngjarje. / Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …