Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Sot mbahet konferenca e dytë kombëtare e cila do t’i kushtohet sigurisë në rrugë

Sot mbahet konferenca e dytë kombëtare e cila do t’i kushtohet sigurisë në rrugë me temën: “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji “Tempulli”, OSBE dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.  Gjatë kësaj konference do të paraqiten rezultatet e hulumtimit për gjetjen e faktorëve të cilët ndikojnë në sigurinë e nxënësve nëpër rrugë, të zhvilluar nëpër disa shkolla të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …