Valdete Bajrami: Sa e nevojshme është që PDK-ja dhe LDK-ja të shkojnë në opozitë

Valdete Bajrami: Ministrja Hoxha është emëruar në post për t’ i shërbyer një klani të caktuar të PDK-së

Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami duke folur për bisedën e ministres së Drejtësisë dhurata Hoxha në KTV ka thënë se ajo u ka dalë në mbrojtje “drejtuesve të klanit Pronto”. Edhe një shikues i zakonshëm dhe jo shumë i vëmendshëm, me lehtësi do të vërente se ministrja e drejtësisë kur fliste për aferën ishte gjithçka tjetër, veç e drejtë nuk ishte. Mënyra se si iu qas kësaj çështje  është një dëshmi se ajo aty është emëruar nga protagonistët e klanit, për t’iu shërbyer e mbrojtur ata dhe jo qytetarëve e drejtësisë në Kosovë. Në fillim ajo bëri përpjekje që këtë temë e cila rëndon mbi supet e drejtuesve të PDK-së ta kalojë shpejt me fjalitë standarde dhe boshe se: “Kjo është çështje e drejtësisë” dhe “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”. “Besoj që nuk është vetëm PDK’ja që i ka biseduar këto gjëra, por të gjitha partitë politike, edhe ato opozitare që menaxhojnë komunat në ditët e sotme veprojnë njëjtë”. Ajo e di këtë si ish-zyrtare e PDK-së, por asnjëherë nuk ka qenë e gatshme që të denoncojë shkeljet e tilla të ligjit, ka thënë mes tjerash deputetja e Nismës, zonja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …