Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar investuesit turq që të investojnë në Kosovë

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar investuesit turq që të investojnë në Kosovë

Gjatë vizitës në Turqi, ka njoftuar investuesit e këtij vendi për mundësitë që ofron Kosova për investime në fusha të ndryshme. Gjatë takimit të organizuar nga Oda Tregtare e Ankarasë ai ka theksuar investitorët nga Turqia kanë bërë disa prej investimeve më të rëndësishme në Kosovë dhe kanë hapur rrugë për investime të tjera. Kosova është shtet i ri me potencial të madh dhe ofron mundësi të shumta për investime në bujqësi, energji, xehetari dhe sektorët e tjerë. Gjatë qëndrimit në Turqi, kryetarit, Hashim Thaçi Universiteti për Ekonomi dhe Teknologji “TOBB”, i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin për kontribut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të arritura në zhvillim ekonomik dhe social, për paqe në Ballkan, dialog mes komuniteteve dhe zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …