Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, ka reaguar kundër veprimeve burracake të përfaqësuesve të OVL-UÇK-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar kundër veprimeve burracake  të përfaqësuesve të veteranëve të luftës së UÇK-së, në seancën ku po synohej miratimi i plotësimeve në ligjin për ta. Kur flisnin deputetët, burra dhe kundërshtonin kategorizimin e luftëtareve, askush nuk reagonte e nuk kërcënonte. Kur mori fjalën një grua deputete, filluan kërcënimet e britmat e ulëta drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, nga përfaqësuesit e shoqatave të luftës. Ata keqpërdoren pjesëmarrjen në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës, me sjellje që nuk i bënë nder veteranëve të mirëfilltë, aq më shumë kur britmat e tyre iu  drejtoheshin  një deputeteje, që ka qenë luftëtare e UÇK-së. Vjosa Osmani ka reaguar edhe  kundër gjuhës që anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, përdori ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …