Në një reagim të Partisë së Drejtësisë kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj thuhet se, arrestimi nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cenon lirinë e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.
Lëvizja për Bashkim: Arrestimet, vetëm njëri nga treguesit e gabimeve politike
Serbia vazhdon që përmes urdhër- arresteve ndërkombëtare, të cilat i riaktualizon herë pas here, të ndikojë që shtete të ndryshme të ndalojnë dhe arrestojnë ish-ushtarët dhe komandantët e UÇK-së. Kështu ndodhi edhe me z.Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së, i cili u ndalua dje nga autoritetet franceze, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
