Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca

Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë në afatin sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.  Sipas medieve të Beogradit, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë kërkesën për ekstradim, bashkë me dokumentacionin përkthyer frëngjisht Gjykatës së Apelit në Colmar. Prokurori për krime lufte i Serbisë, Milan Petroviq, ka deklaruar se procesi kundër Ramush Haradinaj nuk është i parashkruar.  “Prokuroria merret me veprat penale që nuk parashkruhen, pra procesi kundër Ramush Haradinajt do të vazhdojë derisa ai të jetë gjallë”, ka thënë Petroviq.  Sipas tij, “Haradinaj nuk do të mund të lirohet derisa të mos gjendet para gjykatës kompetente,  në Serbi”.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Në Kosovë po shkohet drejt zgjedhjeve në kushte politike abnormale

Në prag të fushatës parazgjedhore, analisti politik Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për atë që …