Rrugët

Komuna e Prishtinës njofton se aktualisht rrugët nëpër kryeqytet janë të kalueshme

Komuna e Prishtinës njofton se ​aktualisht rrugët nëpër kryeqytet janë të kalueshme, si për vetura ashtu edhe për autobusë dhe për mjetet e tjera. ​Lusim që të keni parasysh që në këtë mot të vështirë dhe me temperatura tepër të ulëta duhet të kemi shumë më shumë kujdes në komunikacion.​ Në këto temperatura as hedhja e kripës nuk ka kurrfarë efekti.​ ​Prandaj iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin makinat e tyre pa pajisjet adekuate dimërore, sepse në mungesë të pajisjeve të tilla mund të shkaktohen edhe rreziqe dhe vonesa në komunikacion. 8 kompani po veprojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugëve, 6 prej të cilave në qytet dhe 2 të tjera në fshatra. Angazhimi është maksimal, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Si rezultat i këtij angazhimi, është evidente që gjendja e rrugëve në Prishtinë është dukshëm më e mirë sesa nëpër magjistrale dhe në komuna të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …