Në Prishtinë u mbajtën protesta kundër arrestimit në Ramush Haradinajt në Francë

Në Prishtinë u mbajtën protesta kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë

Mijëra qytetarë iu kanë bashkuar veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë organizuar dhe kanë  mbajtur një protestë kundër arrestimit, në Francë, të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës së UÇK-së. Marshi protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” është organizuar nga veteranët dhe është përkrahur nga  AAK-ja Nisma për Kosovën dhe Vetëvendosja. Në protestë, e cila ka përfunduar para ambasadës së Francës, në Lagjen Arbëria në Prishtinë  kanë marrë pjesë shumë qytetarë.  Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini gjatë marshit protestues i ka dorëzuar Ambasadës franceze kërkesën për lirimin e Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …