Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka deklaruar se vetëm 20 ish-pjesëtarë të UÇK-së janë aktualisht në listën e Interpolit. Disa prej emrave, sipas tij, janë larguar si rezultat i reagimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës dhe se një listë e cila ka qarkulluar në media me 157 emra nuk qëndron. “Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ka verifikuar të gjithë 157 emrat të cilët janë pjesë e kësaj liste dhe e cila po prezantohet nëpër media si listë e Interpolit. E vërteta është se vetëm 20 nga këta 157 emra janë në listë. Policia e Kosovës, më 16.12.2016 përmes zyrës, INTERPOL-UNMIK, ka dërguar ankesë dhe ka kërkuar largimin e emrave të tyre nga lista e Interpolit.
