Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përfunduan në kthimin e saj në Kosovë. Qytetarët duhet ta shikojnë se çfarë prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015. Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve u pata thënë se Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë’. Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota. Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan. Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj qeverie, ka shkruar, Jakup  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …