Edita Tahiri

Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja ta ndalojë trenin ilegal të Serbisë, Kocijançiq i përgjigjet, ndale me dialog

Ministrja për Dialog me Serbinë, e cila i ka bërë sa e sa lëshime Beogradit, në negociatat e Brukselit, Edita Tahiri, ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. Kjo ministre nuk beson se Kosova mund ta mbrojë sovranitetin në Veri edhe pse mburret me shtrirjen e sovranitetit në tërë Kosovën. Zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se  të gjitha problemet që kanë Kosova e Serbia si dhe çështjen e trenit  duhet t’i zgjidhin me dialog të përbashkët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …