Limaj

Limaj: Treni Beograd-Mitrovicë e veriut, rezultat i bisedimeve të një qeverie të papërgjegjshme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti. “Por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avanturiere e  të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës”, ka thënë Limaj. Ardhja e këtij treni na tregon se qeveria e Kosovës nuk kontrollon kufirin Kosovë-Serbi dhe nuk është e zonja as ta ndal këtë tren. Qytetarëve të Kosovës edhe njëherë po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje që ta mbrojë vendin”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …