Kryesia e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot vendos për dy interpelancat e kryeministrit

Lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicë, si dhe për përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të vendoset se kur kryeministri i Kosovës do të jetë në interpelancë. Në këtë takim me shefat e grupeve parlamentare, pritet të vendoset se kur do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi. Pastaj interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa,

sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë si dhe interpelanca e kryeministrit, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri. Pastaj si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi për debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …