Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

Basha kërkon nga NATO dhe BE-ja garantimin e kufijëve të pandryshueshëm dhe stabilitet në rajon

Lulzim Basha, ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që të tregojë më shumë përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të cilët jetojnë në Kosovë. Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha nacionaliste, përdorimi i një fletë- arresti të vjetruar dhe të pa vleftësuar nga drejtësia ndërkombëtare ndaj Ramush Haradinaj dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë, janë pjesë e një plani të përgatitur mirë nga Serbia. Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për autoritetet e Kosovës, përfshirë policinë, njësitë speciale dhe qytetarët e Kosovës. Me tej, Basha ka kërkuar nga NATO dhe BE-ja një reagim të qartë e të prerë ndaj shtetit serb që mos të bëj këso lloj provokimesh të cilat rrezikojnë integritetin territorial dhe politik të Republikës së Kosovës por edhe stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …