Çedomir Jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, kryetari Nikoliq po rrezikon Serbinë

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë. Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikoliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …