Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës, më 19 janar do të mbajë mbledhjen e parë plenare për sesionin pranveror

Kuvendi i  Kosovës, të enjten, më 19 janar, në orën 10:00, do të mbajë mbledhjen e parë plenare për sesionin pranveror, në të cilën do të zhvillohet një interpelancë, një debat parlamentar dhe do të shqyrtohen disa projektligje. Më 17 shkurt 2017, do të mbahet seancë solemne, në shënim të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga kryetari,  Kadri Veseli.  Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të përgjigjet para deputetëve lidhur me organizimin e arsimit parashkollor dhe parauniversitar në Kosovë, në interpelancën e thirrur nga deputeti,  Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …