ROSU

NATO theksoi se ROSU mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it

Nga Selia e NATO-s në Bruksel u tha se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale ROSU  në veri të Kosovës, me rastin e ngjarjeve të fundit.  Kjo deklaratë e NATO-s vjen si përgjigje në një pyetje nga agjencia serbe Tanjug, nëse forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU, kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë. Zyrtari NATO-s nga selia e Aleancës Veriatlantike në Bruksel deklaroi se institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur forcat speciale në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …