Arta Dade

Dade tha se ngjarjet në Kosovë janë destabilizuese për rajonin

Pjesë e debateve të sotme në komisionin e Jashtëm ishin të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë,që  nga arrestimi i Ramush Haradinaj dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Kryetarja e komisionit, Arta Dade tha se po e ndjekim me shumë shqetësim situatën në Kosovë dhe lidhur me këtë do të zhvillojmë një seancë të posaçme ku i ftuar do te jetë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fund Dade theksoi se këto ngjarje janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …