Ministrja Hoxha: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

Ministrja Hoxha: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në Vjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ku po merr pjese edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit. “Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

I arrestuari për trafik droge, Shemsi Bahtiri, i afërt me Vetëvendosjen – partia mohon funksionin e tij zyrtar

Shemsi Bahtiri, një nga të arrestuarit kryesorë në aksionin e Policisë së Kosovës kundër trafikimit …