Ministri i FSK-së priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë

Ministri i FSK-së priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë

Ministri i FSK-së,  Haki Demolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Henrik Nilsson. Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Nilsson u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, me theks te veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe  po vazhdon të japë Mbretëria e Norvegjisë që nga kontributi i saj  për sigurinë dhe paqen në Kosovë, pastaj ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në drejtim të ngritjes, zhvillimit dhe fuqizimit të institucioneve të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për t’ua faturuar fajin të tjerëve

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, …