leoni

Goran Rakiq

Goran Rakiq, ka deklaruar për Kosovapress se muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet

Kryetari i Mitrovicës Veriore, serbi, Goran Rakiq, ka deklaruar për Kosovapress se muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet. Madje ka shtuar se Njësitë  Speciale të Policisë së Kosovës nuk guxojnë të shkojnë në veri. Pas ngjarjeve të fundit tensionet janë rritur, qytetarët janë të shqetësuar me arsye. Konsideroj se dikush ka dashur të shfrytëzoj këtë situatë për shkak të qëllimeve politike dhe unë vërtetë lus të gjitha palët të cilat bisedojnë në Bruksel që të ulin tensionet dhe prioritet i të gjitha prioriteteve duhet të jetë ruajtja e paqes në këto hapësira sepse nuk ka alternativë tjetër… Muri nuk do të rrënohet, muri do të ridizajnohet. Lëvizja e qarkullimit të lirë është diçka për të cilën nuk duhet as diskutuar. Njësia Speciale ROSU nuk është dashur të vijnë në veri, sepse marrëveshja ka qenë pa marrëveshje me shkrim të NATO-s dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut, ROSU nuk guxon të vij në veri”, tha Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …