Rama zëvendëson Daden me Spiropalin, pa e lajmëruar

Arta Dade: Shqipëria po e ndjek me shumë shqetësim situatën në veriun e Kosovës

Zhvillimet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinajt dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishin pjesë e debateve të sotme në Komisionin e Jashtëm parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e komisionit, Arta Dade tha se me qëllim të diskutimit për situatën në Kosovë, do të zhvillohet një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesë e debateve të sotme ishin të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, që  nga arrestimi i Ramush Haradinaj dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Arta Dade tha se po e ndjekim me shumë shqetësim situatën në Kosovë dhe lidhur me këtë do të zhvillojmë një seancë të posaçme ku i ftuar do te jetë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fund ajo theksoi se këto ngjarje janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …