Isa Mustafa

Isa Mustafa pranon se ka provokime nga Serbia

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kryeministri Mustafa ka pranuar  se ka provokime nga Serbia, por theksoi se institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin. Duke folur për ngjarjet e fundit, ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. Kryeministri theksoi se jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit si dhe i ka bërë thirrje komunës veriore që të veprojë në harmoni me ligjin. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Eshtra të dyshuar të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se në një pjesë të …