Pal Lekaj

Pal Lekaj ka falënderuar deputetët kroatë në Parlamentin Evropian për mbështetje që i kanë dhënë Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,  Pal Lekaj ka falënderuar deputetët kroatë në Parlamentin Evropian dhe zëvendëspresidenten  e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek , të cilët  dje kanë propozuar dy amendamente dhe kanë mbështetur ato lidhur me Kosovën. Ata kanë propozuar dhe i kanë dhënë mbështetje dy amendamenteve për dy rastet e fundit që kanë të bëjnë me Kosovën, ndalimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe për rastin e trenit serb i cili deshi të hyjë në Kosovë. AAK-ja shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për kolegët, deputetët kroatë në Parlamentin Evropian dhe për zonjën Ulrike Lunaçek për propozimin dhe mbështetjen e amendamenteve, për rastin e ndalimit të ish-kryeministrit e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë dhe po ashtu për ngjarjen me trenin ilegal të Serbisë i cili tentoi të futet në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …