Bardhyl Mahmuti

Një gazetë e Belgjikës, publikoi një shkrim të Bardhyl Mahmutit dhe Safet Kryemadhit, në mbrojtje të Haradinajt

Gazeta prestigjioze e Belgjikës, në gjuhën frënge publikoi një shkrim të gjatë të ish Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmutit dhe politologut të njohur nga Belgjika me origjinë shqiptare, Safet Kryemadhit. Në këtë shkrim autorët sollën argumente të shumta që dëshmojnë se arrestimi i Ramush Haradinajt është arrestim i motivuar politikisht dhe i sajuar nga pushteti i Beogradit. Në mbështetje të kësaj teze autorët citojnë edhe thënien e Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është një karakteristikë e patriotizmit serb dhe se serbët gënjejnë për shkak të dashurisë dhe ndershmërisë”! Mbi bazën e kësaj strategjie të mbështetur në gënjeshtra autorët sjellin dokumente nga i ashtuquajturi “Libër i Bardhë” i përpiluar nga Shërbimi Sekret Serb me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve të kësaj lufte. Fletë-arresti kundër Ramush Haradinaj duhet të shihet si rezultat i kësaj strategjie.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …