Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë se do kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Hysni Gucati: Jemi mbledhur këtu për t’i treguar regjimit fashist të Beogradit se nuk i frikësohemi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar para protestuesve, që kanë marrë pjesë në protestë, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë  se veteranët janë  mbledhur për t’i treguar regjimit fashist të Beogradit se nuk i frikësohen, pasi UÇK-ja ka bërë luftë të pastër, madje luftën më të pastër në fundshekullin e kaluar. Gjeneral Haradinaj, figura kryesore e AAK, doli dy herë i pafajshëm nga gjykata në Hagë. Serbia në vend që të kërkojë falje për krimet e bërë në luftë, ajo po vazhdon me avazin e vjetër”, tha kryetari i  veteranëve, Hysni Gucati. Protesta ku morën pjesë disa  mijëra veteranë e  qytetarë përfundoi e qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …