Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u deklarua kundër vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

Duke folur për takimin e paralajmëruar të krerëve të Kosovës e Serbisë, në Bruksel, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është kundër dialogut  pa kushte, pas sulmeve të njëpasnjëshme të shtetit serb ndaj Kosovës. Përmes një postimi, ai ka deklaruar se  përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave. Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi, ka nënvizuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it në Lindje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë zyrtare …