Pas ngjarjeve të fundit dhe tensionimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, sot në Bruksel do të fillojë raundi i ri i bisedimeve. Të dyja vendet do përfaqësohen në nivel presidentësh. Takimi në mes Thaçit, Mustafës dhe Nikoliqit e Vuçiqit pritet të mbahet në orët e mbrëmjes së sotme. Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut. Partitë opozitare kanë deklaruar se janë kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë. Sipas tyre Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
