Takimi mes krerëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka filluar në ora 21:00 dhe ka përfunduar në ora 23:00. Gjatë takimit nuk është arritur asnjë rezultat konkret, përveç se palët janë pajtuar që të mos e ndërpresin dialogun dhe të kenë takime më të shpeshta të nivelit më të lartë. Kryesuesja e BE-së Federica Mogherini është ndjerë e kënaqur me takimin, meqë ka arritur t’i ulë në bisedime krerët e dy shteteve, pavarësisht se nuk ka folur për asnjë rezultat konkret, përveç se ka përshëndetur gatishmërinë e palëve për takime të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
