Kërkohet përjashtimi i prokurorit Islami nga avokatët e aktivistëve të Vetëvendosjes

Kërkohet përjashtimi i prokurorit Islami nga avokatët e aktivistëve të Vetëvendosjes

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Atdhe Arifi,  ka kërkuar  përjashtimin e prokurorit të rastit Abdurrahim Islami. Kërkesën e Ramiz Krasniqit e  ka përkrahur edhe Emrush Kastrati, avokat i të akuzuarit  Egzon  Haliti. Lidhur me rastin akuzohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje: Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha. I akuzuar për këtë rast ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili humbi jetën me 4 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it në Lindje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë zyrtare …