Raporti i KDI- së: Kosova radhitet e 95-ta në botë sa i përket korrupsionit

Raporti i KDI- së: Kosova radhitet e 95-ta në botë sa i përket korrupsionit

Në një konferencë për media, Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur raportin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016” i përgatitur nga Transparency International. Artan Canhasi, nga KDI, tha se Kosova këtë vit ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015. Sipas këtij raporti Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Canhasi theksoi se Kosova edhe pse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, prapë qëndron e fundit në krahasim me vendet e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Sipas KDI- së shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit. Po ashtu, si problem i madh mbetet edhe mungesa e transparencës për financim të subjekteve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …