BE: Ta luftojmë korrupsionin në arsimin e lartë

BE: Ta luftojmë korrupsionin në arsimin e lartë

Bashkimi Evropian në bashkëpunim me institucionet vendore, sot mbajti një konferencë, me temën: “Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” dhe “Krijimi i një kulture demokratike në shkolla dhe e diversitetit në shkolla” me qëllim të zhdukjes së dukurive negative në arsimin e lartë në Kosovë. Zyrtari I BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë treguesi më i mirë se duhet të punohet shumë që të zhduket dukuria e korrupsionit nga sistemi arsimor. Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, tha se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që ta përmirësoj këtë gjendje dhe u shpreh se institucioni që ai e përfaqëson do të jep mbështetjen e plotë në këtë drejtim. Sipas MASHT-it luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i tij në sistemin e arsimit të lartë mund të bëhet vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit dhe rritjes së transparencës të proceseve dhe gjithashtu edhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike dhe institucionet tjera të arsimit të lartë”, u shpreh Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …