Albin Kurti

Albin Kurti: Janë të gjitha gjasat për një konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti konsideron  se janë të gjitha gjasat për një konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai thorë  se  në Beograd janë në pushtet të gjitha forcat politike që ishin në kohën e Sllobodan Milosheviçit, ndërkaq edhe rritja e shpenzimeve ushtarake të Serbisë flet për mundësitë e një konflikti. “Serbia është duke u militarizuar ndërkaq ndikimi rus është duke u shtuar. Buxheti vjetor i Serbisë për ushtrinë e saj është 500 milionë euro. Sivjet ajo ka ndarë edhe 300 milionë të tjera për armatim të ri dhe mirëmbajtje të tij. Bosnja, Kosova, por edhe Mali i Zi janë në rrezik nga Serbia. Kosova e Shqipëria duhet të bashkërendohen për fatin e mirë të kombit shqiptar”, shprehet Kurti.

Tensionet e kohëve të fundit me murin në Mitrovicë, arrestimin e Ramush Haradinajt dhe treni serb, sipas Albin Kurtit flasin për një ringritje të nacionalizimit shovinist serb me ndihmën e Rusisë. I pyetur për rolin që duhet të luajë Tirana zyrtare në lidhje me Kosovën, Kurti shprehet se, shteti shqiptar duhet të mbledhë shqiptarët anembanë kufijve,pasi Kosova është tejet e rëndësishme për t’ia lënë atë vetëm qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …