leoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës

Në kuadër të vizitës disa ditore në Azi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Don Pramudwinai, ministri Enver Hoxhaj ka biseduar për nevojën e thellimit të raporteve politike dhe ekonomike mes dy shteteve. Ndërkohë, shefi i diplomacisë tajlandeze ka thënë se Tajlanda do të jetë një nga partnerët kryesorë të Kosovës në këtë pjesë të Azisë Juglindore. Në vijim të bisedës, ministri Enver Hoxhaj ka thënë se nga takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta të Tajvanit, mund të them që Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë në Tajlandë. Ky vend është i interesuar që të ketë lidhje më të forta politike me Kosovën, bashkëpunim të mirëfilltë ekonomik dhe shkëmbim në mes të shoqërive tona, sikurse që është e interesuar ta mbështesë Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të shndërrohet në një vend mbështetës kudo që Kosova ka nevojë në Azinë Juglindore.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …