Vetëvendosja: Zahir Pajaziti i dha një hov të fuqishëm UÇK-së dhe besimit në ekzistencën e saj

Vetëvendosja: Zahir Pajaziti i dha një hov të fuqishëm UÇK-së dhe besimit në ekzistencën e saj

Në njëzet vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës një delegacion i Vetëvendosjes bëri sot homazhe pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti, në nderim të veprës së tyre. “Me aksionet e tyre çlirimtare iu dha një hov të fuqishëm edhe UÇK-së edhe besimit në popull për ekzistencën e UÇK-së. Duke e besuar populli UÇK-në, u rrit vetëbesimi i popullit. Kjo datë, ky flamur, dhe të gjithë heronjtë e kombit na e mundësojnë si krenarinë e dinjitetin, po ashtu edhe sigurinë e përparimin”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …