Isa Mustafa

Mustafa: Qeveria e Kosovës është për dialog, paqe dhe normalizim të marrëdhënieve me shtetet fqinje

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për dialog, paqe dhe stabilitet si dhe normalizim të relacioneve me shtetet fqinje. Lidhur me qëndrimet e fundit të krye tarit serb, Nikoliq, i cili kishte deklaruar se Serbia është ajo që po përpiqet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, Mustafa tha se është fakt botërisht i njohur se “Republika e Kosovës është shembulli më i mirë rajonal dhe më gjerë i përkushtimit maksimal për forma demokratike të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”. Sidoqoftë, Kosova e mirëpret edhe përkushtimin deklarativ të Serbisë për paqe dhe stabilitet. “Në procesin evropian të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ne kemi dëshmuar parimësinë tonë maksimale dhe përkushtimin e plotë për paqe, stabilitet dhe qasje në përputhje me vlerat evropiane”, është shprehur Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …